Rehatimi i dostave të Kurtit para zgjedhjeve

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 18:42 | Nga Ehat Miftaraj

Muaji janar muaj i frytshëm për dostat e Albin Kurtit, duke i rahatuar nëpër pozita ku paga shkon prej 1800 Euro në muaj e më shumë.

Qeveritë klienteliste si e Albin Kurtit veprime si këto në masë i merr kryesisht në kohën kur vjen era zgjedhje të reja. Me lekë të buxhetit të shtetit e blen kritikën dhe secilin që e vendos veten ne pazar.

Sa me shumë që i del në mbështetje qeverisë mundësitë me marrë pozita nga Kryeministri dhe partia në pushtet janë më të mëdha.

Korrupsioni në Kosovë është endemik dhe mbështetet fuqishëm nga partia në pushtet.

Të ngjashme