Rihanna e ka prioritet romancën

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Rihanna po e ndryshon orarin e saj të ngarkuar duke shtuar ditë “personale” për kohën me të dashurin e saj Hassan Jameel.

Ylli i hitit “Umbrella”, e cila është në lidhje me biznesmenin miliarder që nga viti 2017, mori pjesë në një intervistë me aktoren dhe yllin e Ocean’s Eight, Sarah Paulson, për revistën Interview, në të cilën ajo zbuloi se është koha që ta bëjë jetën e saj të dashurisë prioritet.

“Kam hyrë në një lidhje të re, dhe ajo ka rëndësi për mua. Ishte sikur, “Kam nevojë të ndaj kohë për këtë.” Ashtu siç kujdesem për bizneset e mia, unë duhet të kujdesem edhe për këtë”, tha ajo.

Rihanna, e cila kohët e fundit e kishte kaluar një pushim romantik me Jameel në bregun italian të Amalfi, tani planifikon ditë personale në kalendarin e saj që të ketë kohë për t’u përqendruar në të dashurin e saj.

“Do t’i pauzoj gjërat për dy apo tre ditë”, zbuloi ajo. “Në kalendarin tim tani e kemi “P-në” famoze, që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re.”

Ylli gjithashtu tregoi se një ditë do të donte të bëhej nënë, duke theksuar se ajo dëshiron familje “më shumë se çdo gjë në jetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme