Rihanna konfirmon albumin e ri për vitin 2019

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse tri vjet nga albumi i fundit i Rihannës, duket se pritja ka marrë fund.

Rihanna do të lansojë albumin e saj të nëntë në karrierë në vitin 2019.

Riri i ka thënë një prej adhurueseve të saj në rrjetet sociale se pritja mund të marrë fund për album duke bërë kështu aludimin më të fortë.

“Kur po lansohet albumi? Mund të kemi ndonjë datë?”, ka pyetur fansja, të cilës Riri i është përgjigjur: “2019”.

Producenti i saj vokal, Kuk Harrell, po ashtu ka konfirmuar se po punohet në krijime të reja muzikore.

“R9 është i mrekullueshëm. Është fantastik. Kaq di të them”, u shpreh producenti në rrejtet sociale.

Albumi “R9” nga Riri do të jetë pasues i atij “Anti” i lansuar në vitin 2016 që arriti vendin e parë në Billboard 200 dhe që është certifikuar tri herë platinum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme