Rihapën lokalet e mbyllura nga ATK-ja, arrestohet tre veta

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 16:26 | Nga

Pas aksionit të ndërmarrë më 21 janar nga Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast si rezultat janë mbyllur 20 njësi të lojërave të fatit, ATK-ja ka pranuar informacione se dy prej këtyre lokaleve janë hapur prapë.

ATK-ja bën të ditur se, së bashku me Policinë e Kosovës, menjëherë kaë dal në teren për të verifikuar situatën. “Me këtë rast janë arrestuar tre persona përgjegjës të këtyre lokaleve, të cilët në bazë të ligjit për Lojërave të Fatitë kanë bërë vepër penale. Gjithashtu, janë lëshuar 4000 euro gjoba”.

Administrate Tatimore e Kosovës iu bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

ATK-ja thotë se, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim fton qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme