Rinisin gërmimet në Parkun Arkeologjik të Finiqit

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Në parkun arkeologjik të Finiqit, kryeqytetin antik të kaonëve kanë rinisur edhe këtë vit gërmimet arkeologjike nga projekti shqiptaro-italian. Gërmimet janë përqendruar në dy sektorë.

Në pjesën lindore të qytetit antik po zbulohen rrënojat e një stoa (shëtitore antike) dhe një kishë mesjetare, ndërsa në pjesën qendrore apo publike të qytetit antik po dalin në dritë strukturat romake me tarracime.

Projekti po bashkëpunon me DRKK Vlorë, për marrjen e masave për konservimin e këtyre strukturave dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme që do të mundësojë vizitueshmërinë e tyre, pas përfundimit të gërmimit.

Në parkun arkeologjik të Finiqit turistët do kenë mundësi të shohin nga afër zbulimet e monumenteve të reja nga gërmimet arkeologjike, të cilat do të vijojnë përgjatë muajit qershor/ATSH.

Të ngjashme