Rita Ora duket provokuese me të brendshme të zeza, derisa fotografohet në një studio muzikore në Australi

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora po vazhdon të qëndrojë në Australi për shkak të angazhimit të saj tashmë si gjyqtare e “The Voice of Australia”.

Teksa ka qenë në një pushim nga shfaqja, artistja shqiptare është fotografuar në një studio muzikore ku duket se ka filluar punën për një projekt të ri muzikor.

Siç shquhet për stilin e veçantë dhe të guximshëm, këngëtarja është shfaqur me një ‘look’ të ri.

Ajo duket e mrekullueshme në një palë të brendshme të zeza me rrjete dhe flokët e gjata të bardha, nën një shami blu.

Megjithëse nuk ka dhënë më shumë detaje, 30 vjeçarja shihet se është në përgatitje të këngës së re.

Në disa imazhe të tjera që ka ndarë me 16 milionë ndjekësit, ajo shtoi: “Dje u ktheva në vendin tim të lumtur”.

Gjatë qëndrimit në Sidnei, Rita është parë duke shijuar edhe plazhet atje në disa fotografi që ka publikuar me bikini.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ka qenë gjyqtare edhe në “The Masked Singer”, por u raportua se ishte larguar për shkak të shkeljes së rregullave për organizimin e ditëlindjes së 30-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme