“Rock për Rock” me gjashtë bende e pa karakter garues

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 08:59 | Nga

Koncerti tradicional, i cili tash e 17 vjet mundohet ta mbajë gjallë muzikën rock, këtë vit do të realizohet më ndryshe. “Rock për Rock” njihet për karakterin e tij garues, por sonte (e premte) bendet pjesëmarrëse do të ngjiten në skenë vetëm për të performuar si mysafirë.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së konkurrentëve dhe njëherësh për shkak të kualitetit. Janë përzgjedhur katër bende të reja dhe dy të tjera me më shumë përvojë për t’u bërë pjesë e programit. Tri prej tyre janë nga Shqipëria dhe tri nga Kosova.

“Ave Venus”, “Among Radio Thieves” dhe “Viperaband” janë bendet nga Tirana që do të prezantojnë materialet e tyre origjinale bashkë me “Frisson” nga Prishtina.

Ndërsa bendi “Jutbina” nga Mitrovica, fituesi i edicionit të kaluar bashkë me bendin “Elektoriati Intelektual” konsiderohen si mysafirët e mbrëmjes. Këto gjashtë bende do të performojnë në edicionin e XVII-të të “Rock për Rock”.

Edhe këtë vit, sikur herëve të tjera, teatri “Oda” do të jetë nikoqir i bendeve dhe adhuruesve të muzikës rock.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme