Ronaldo, e nokauton kameramanin nga goditja e dënimit

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij në futbollin arab dhe çdo ndeshje bën diferencën me Al-Nassr, duke qenë një faktor qoftë me një asistim, qoftë me një gol, edhe pse në rastin më të mirë ndodhin të dyja situatat.

Por, futbollisti portugez u bë trend në ndeshjen e fundit ndaj Al Raed, ku nga goditja e dënimit, nuk qëlloi cakun e golit, por kameramanin pas portës, duke e goditur në kokë.

Ndeshja u mbyll me rezultat në favor të skuadrës së Cristianos, Al Raed 1-3 Al Nassr.

Pas gjashtë ndeshejve të sezonit të ri të Ligës Profesionale Saudite, Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë me shtatë gola, një situatë që e vendos atë edhe një herë mbi konkurrentët e tij kryesorë, duke marrë parasysh numrin e yjeve evropianë që kanë ndjekur gjurmët e tij këtë sezon.

Të ngjashme