Ronaldo me çmim special: Golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka arritur ta marrë një çmim goxha special.

Ronaldo u shpall “golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve”.

Ai u shpërblye nga Federata e Futbollit të Portugalisë.

Përpos kësaj Cristiano arriti që në vitin 2016-të ta fitojë edhe Kampionatin Evropian.

CR7 dero më tani ka arritur që të shënoi 117 gola në 189 paraqitje.

Fituesi i pesëfisht i “Topit të artë” arriti ta kalojë sulmuesin e Iranit, Ali Daei.

“Jam krenar që e mora çmimin e këtij niveli. Nuk e kam menduar kurrë se do ta kisha këtë arritje. I falënderoj të gjithë ata që ishin të rëndësishëm në karrierën time. Ishte një rrugëtim i gjatë, por do të doja të them se rruga ime nuk ka marrë fund ende. Do të merrni ende nga ‘Cris’” – tha ai.


Të ngjashme