Ronaldo prezanton koleksionin mbreslënës të trofeve

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 16:13 | Nga

Cristiano ka prezantuar koleksionin e trofeve të tij.

Ylli portugez i Real Madridit, ka prezantuar titujt e tij individual të fituara gjatë viteve, në vendlindjen e tij në Madeira.

Ronaldo prezantoi 5 Topat e Artë, katër Këpucat e Arta, tri çmimet e Lojtarit të vitit të në Evropë dhe dy trofetë e FIFA ‘The Best’.

“Kur luaja në rrugët e Madeiras dhe ëndërroja për të arritur majat në futboll, kurrë nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të bëja një foto të tillë. I dedikoj këtë moment mbi të gjitha familjes time, miqve të mi, shokëve të skuadrës, dhe trajnerëve nga të cilët kam mësuar, dhe shumë të tjerë që punojnë në sturkturat e klubit dhe kombëtares. Në fund, një falënderim special për të gjithë fansat e mi. Këta trofe janë të juajt po ashtu!”, ka shkruar Ronaldo në rrjete sociale. /Insajderi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme