Një rrahje ka rezultuar me lëndim trupor ndërmjet gjashtë personave mbrëmë në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se njësitë policore me të arritur në vendin e incidentit kanë hasur në grupin e përfshirë në rrahje, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ku katër nga të arrestuarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një sëpatë”, njofton PK-ja.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë ‘lëndim trupor’.
Pas procedurave intervistuese katër nga të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e ndalimit policor.