Rreziku nga përhapja e Coronavirusit, britanikëve u kërkohet të mos e thyejnë vetizolimin

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se katër mijë raste të thyerjes së rregullave të karantinës janë regjistruar në policinë e Britanisë së Madhe që nga hyrja në fuqi e masës së vetizolimit.

Ministri i Transportit, Grant Shapps, paralajmëroi se për ata persona që nuk qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë pasi të mbërrijnë nga vendet e përcaktuara rrezikojnë të kenë një precedent penal, njofton Klan Kosova.

“Kjo është një çështje serioze. Ju jeni në rrezik dhe rrezikoni edhe jetën e të tjerëve dhe kjo sigurisht që është shumë serioze .Ai shtoi se në Britani çdo ditë karantinoren rreth 1 mijë persona”.

Shapps u bëri thirrje britanikëve të mos e thyejnë karantinimin, shkruan BBC.

Rregullat për vetizolim në Britaninë e Madhe vlejnë edhe për personat që vijnë nga Zvicra,Çekia dhe Xhamajka, kurse nga e shtuna edhe Skocia do të kërkojë vetizolim për personat që hyjnë atje nga Zvicra.

Të ngjashme