Kjo fundjavë do të kalojë pa futboll në Maqedoninë e Veriut.
Është ky vendimi më i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për mbrojtje nga “Covid19” dhe hyrjes në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, njofton “infOSport.mk”.
Kështu ndeshjet nga raundi i 11-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe ato të raundit të 10-të nga dy ligat e dyta, edhe zyrtarisht nuk do të zhvillohen këtë fundjavë.
Komisioni i ndeshjeve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë të njëjtat ka vendosur që të zhvillohen pas dy javësh, edhe atë me datë 7 nëntor (e shtunë) ndeshjet e Ligës së Parë, derisa me 8 nëntor (e diel), ndeshjet e Ligës së Dytë.