Numri i njerëzve që humbën jetën në Oman gjatë ciklonit Mekun, i cili goditi Gadishullin Arabik dhe shkaktoi reshje të rënda në Omani dhe Jemen, është rritur në 13, njoftuan sot autoritetet e atjeshme.
Të paktën 30 njerëz ende konsiderohen të zhdukur dhe në gjetje të tyre janë vënë ekipet e kërkim-shpëtimit.