Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri

Prishtinë | 25 Pri 2026 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri, duke përcaktuar tarifat e reja që hynë në fuqi këtë të shtunë.

Sipas vendimit, siç shkruan A2, çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa me shumicë deri në 194 lekë/litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 181 lekë/litri dhe me shumicë deri në 169 lekë/litër.

Të ngjashme