Rumunia, shteti ku të gjithë janë pronarë banesash

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian, me shkallën më të lartë të varfërisë, është shteti që ka nivelin më të lartë të pronësisë së shtëpive në botë.

Sipas të dhënave të fundit të “Eurostatit”, 96 për qind e rumunëve jetojnë në banesa që janë pronë e tyre, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por politikat qeveritare, lëvizjet ekonomike, mundësitë e pakta për marrjen e banesave me qira dhe presioni i shtuar shoqëror për t’u bërë pronarë të banesave nënkuptojnë se përvoja e posedimit të një shtëpie ka ndryshuar dukshëm përgjatë gjeneratave.

Në vitet ‘90, në fund të sundimit komunist në Rumani, shteti ishte pronar i 70-përqindëshit të banesave, thotë Bogdan Suditu, një ekspert i planifikimit urban dhe profesor i Universitetit të Bukureshtit.

Kur Qeveria nisi t’i shiste këto prona, njerëzit nxituan t’i blinin shtëpitë ku po jetonin – shumicën e rasteve me çmime jashtëzakonisht të leverdishme. Valuta e devalvuar e Rumanisë, bashkë me shkallën e thelluar të inflacionit, e lehtësuan procesin e blerjes së banesave për gjeneratat e Luftës së Dytë Botërore.

Banesë për çmimin e një televizori

“Të paguash 100 mijë lei për një banesë në vitin 1991 ishte goxha para në atë kohë. Më 1994, kjo shumë i binte sa çmimi i një televizori me ngjyra”, thotë Suditu.

Jo vetëm se çmimet e banesave ishin të përballueshme, por Qeveria rumune ndërtoi po ashtu më pak njësi publike banimi pas 1996-s. Kësisoj, blerja e një prone private u bë opsioni më popullor me automatizëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme