Rusia dhe Ukraina stërviten për luftë

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Vijon të jetë i lartë tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës në një kohë që të dy palët realizojnë prova teknike për një përplasje të mundshme ushtarake.

Në dyert e Kievit, trupa të rreme ushtarake ruse i bëjnë një kurth rezervistëve të ushtrisë dhe ushtarët ukrainas përgjigjen duke qëlluar me granata me gaz lotsjellës për t’u mbrojtur në rast të një pushtimi rus, Reuters

Me këtë perspektivë dhjetëra civilë i janë bashkuar rezervave të ushtrisë ukrainase. Megjithëse pjesa më e madhe e tyre shpresojnë që gjërat të mos arrijnë deri këtu. Por ushtarët ukrainas janë të bindur se nëse nuk i jepet një goditje e qartë Rusisë, ajo nuk do e lërë të qetë Ukrainën. Kjo pasi rusët i zhdukin gjithnjë më të dobëtit dhe nëse ukrainasit nuk rezistojnë pushtimi do të zgjasë për shumë kohë.

Në frontin e kundërt, në rajonin e Voronezh, janë rusët që stërviten për të zmbrapsur një sulm ajror armik pranë kufirit perëndimor. Por banorët aty e refuzojnë idenë e një lufte reale pasi prioritet për ata është shëndeti dhe ekonomia, abcnews.al

Në një kohë që Moska mohon se po planifikon një pushtim, presidenti rus Putin nuk përjashton një reagim ushtarak nëse NATO, do të anëtarësonte Ukrainën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme