Ruzhdi Shehu ia numëron me radhë dështimet Agron Kuçit, thotë se në Junik fiton pa balotazh

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Sonte në RTK është zhvilluar debati për Junikun ndërmjet kandidatëve për kryetar të kësaj komune.

Kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, pasi e ka prenzatuar programin e tij i bazuar në 18 prioritete, për të cilat ka thënë se do të realizohen të gjitha deri në fund të mandatit katërvjeçar, e ka kritikuar kryetarin aktual të Junikut, Agron Kuçin për mos mbajtje të premtimeve, shkruan Ballkani.info.

“Këto premtime kryetari i ka jap para 12 viteve kur e ka marrë pushtetin në Junik. Është punuar në rrugë, por nuk janë finalizuar projektet. Me ardhjen e qeverisjes së LDK-së në Junik unë iu garantoj qytetarëve se ky projekt të përfundojë deri tek Lugu i Gatë”, ka thënë Shehu.

Ai tutje ka thënë se disa herë janë ndërprerë kontratat për shkak të shkeljeve ligjore që kanë ndodhur nga pushteti aktual i Junikut.

“Këto nuk i them unë, por i thotë raporti i Auditorit për vitin 2020. Edhe për rrugët, edhe për qendrën e turizimit ka tejkalime apo shkelje të procedurave ligjore”, ka thënë Shehu, duke shtuar se Kuçi nuk i ka pasur prioritet këto dy rrugë, Rrugën e Bjeshkës dhe qendrën e turizimit.

Tutje Shehu është shprehur se është i bindur se do ta fitojë garën në Junik dhe atë qysh në raundin e parë.

Të ngjashme