Ruzhdi Shehu: Me 17 tetor junikasit do të vendosin për ndryshimin, parasheh projekte konkrete

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka thënë se vizioni i tij kryesor sa i përket Junikut është zhvillimi ekonomik i bazuar në ndërmarrësi, agrokulturë, turizëm e infrastrukturë.

Poashtu, Shehu tha se do të fokusohet edhe në shërbime publike cilësore si arsim, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport.

Kandidati për kryetar të Junikut Ruzhdi Shehu theksoi se shumë shpejt do ta prezantojë programin katër vjeçar për vitin 2022-2025.

Postimi i plotë:

Vizioni ynë është Juniku me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të bazuar në ndërmarrësi, agrokulturë dhe turizëm të përkrahur me infrastrukturë efikase si dhe shërbime publike cilësore në arsim, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport. Katër (4) fusha me tetëmbëdhjetë (18) prioritete të cilat do të realizohen deri në fund përmes mbi pesëdhjetë (50) projekteve konkrete. Së shpejti do të prezentojmë Programin e LDK-së për Qeverisjen e Junikut gjatë viteve 2022-2025. Brenda katër (4) viteve të ardhshme, ky program i LDK-së do të jetësohet plotësisht dhe pa përjashtime. Ne kemi guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin që i ka munguar Junikut për 12 vite. Prandaj me 17 tetor junikasit do të vendosin për ndryshimin në Junik, për LDK#160, për të gjithë. R.Sh

Të ngjashme