Ruzhdi Shehu premton projekt madhor për Junikun, ndërtimin e qendrës turistike Gjeravica

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

I lindur në Junik, në vendin me pamje përrallore është kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu.

Shehu e njeh cdo gurë të këtij vendi dhe e di sakt se çka duhet të punohet, duke shtuar se resurset e pasura, potenciali i madh në bujqësi dhe turizëm janë përparësitë kryesore të junikut.

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu theksoi se vizioni i tij kryesor për Junikun është një zhvillim i qëndrueshëm i bazuar në katër shtylla kryesore: agrokulturë, turizëm, infrastrukturë e ndërmarrje publike.

Shehu tha se qeverisja e LDK-së në Junik synon nivelin e zhvillimit arsimor, funksional e profesional.

Ndërsa sa i përket menaxhimit të pandemisë Shehu shtoi se janë të fokusuar në jetën dhe shëndetin e secilit qytetar.

Si ndër projektet më të mëdha në junik Shehu e mendon realizimin e Master-Planit për ndërtimin e kompleksit turistik në bjeshkët e junikut “Qendra Turistike Gjeravica”, që përfshinë infrastrukturë rrugore, teleferikun, stazat e skijimit si dhe objektet e shërbimeve të Gastronomisë dhe hotelerisë.

Shehu thotë se është e rëndësishme ruajtja e madhështisë së junikut, kësaj vatre të kulturës dhe historisë.

Postimi i plotë:

Unë jam Ruzhdi Shehu, i lindur këtu, në Junik, në vendin me pamje përrallore, i cili më jep nder dhe më ka bërë atë që jam sot. E njoh çdo gur të këtij vendi dhe e di saktë në çka duhet të punohet që komuna jonë të jetë ajo që ne e meritojmë.

Resurset e pasura, potenciali i madh në bujqësi dhe turizëm, popullsia e re dhe e përkushtuar për punë, si dhe pozita e favorshme gjeografike janë përparësitë kryesore të Junikut.

Prandaj është jetike që këto përparësi të shfrytëzohen për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarit. Vizioni ynë për ekonominë e Junikut është një zhvillim i qëndrueshëm, i bazuar në katër (4) shtylla kryesore: • agrokulturë, • turizëm, • infrastrukturë dhe • ndërmarrje private.

Qeverisja e LDK-së në Junik synon zhvillimin e nivelit arsimor, funksional dhe profesional të bazuar në nevojat e tregut të orientuar drejt agrokulturës dhe turizmit, si dhe të përkrahur nga shërbimet cilësore komunale dhe skemat stimuluese për mësimdhënësit, prindërit, nxënësit dhe studentët nga komuna jonë. Gjendja e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19 është një gjendje e jashtëzakonshme e cila kërkon menaxhim efektiv në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Prandaj për qeverisjen tonë prioriteti kryesor është pikërisht jeta dhe shëndeti i secilit. Fillimisht do të sigurojmë që shërbimet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të punojnë njëzet e katër (24) orë në ditë dhe shtatë (7) ditë në javë. Komuna e Junikut ka trashëgimi kulturore të pasur.

Me qëllim të kultivimit të kësaj tradite dhe avancimit të saj, do të implementohen projekte nga investitorë serioz, si dhe do të rritet bashkëpunimi me institucionet kompetente përfshirë këtu edhe OJQ-të, mediat dhe komunitetet e interesit që jetojnë e veprojnë këtu. Me rëndësi shumë të madhe është realizimi i Master-Planit me qëllim të studimit të fizibilitetit për ndërtimin e kompleksit turistik në bjeshkët e Junikut “Qendra Turistike Gjeravica” që përfshinë infrastrukturën rrugore, teleferikun, stazat e skijimit, infrastrukturën përcjellëse si dhe objektet e shërbimeve të gastronomisë dhe hotelerisë. Njëkohësisht do të përfundohet projekti për ndërtimin e rrugës Junik-Bjeshkë që do t’i paraprinë projektit për ndërtimin e “Qendrës Turistike Gjeravica” në bjeshkët e Junikut. Sa i përket zhvillimit urbanistik, brenda zonës urbane do të ruhen ndërtimet e vjetra që paraqesin vlerë kulturore.

Tutje, do të zgjidhet edhe statusi i pronësisë në lagjen “Agim Ramadani” si dhe do të bëhet zhvillimi i infrastrukturës së integruar në fshatrat Gjocaj dhe Jasiq me qëllim të zhvillimit turistik. Për të vënë nën kontroll të plotë ndërtimet urbanistike, do të rishikohen planet zhvillimore afatgjate për tu siguruar që ndërtimet e reja janë në përputhje me to dhe në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Do të sigurohet mirëmbajtja dimërore e të gjitha rrugëve në komunë që janë të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset.

T’ia ruajmë madhështinë Junikut, kësaj vatre të kulturës dhe historisë.

Të ngjashme