Në rast se Maurizo Sarri emërohet trajner i Chelseat, atëherë ai do t’i marrë me vete edhe Elseid Hysajn, Raul Albiol dhe Piotr Zielinski në Londër, raportojnë mediat italiane.
Sipas Sportitalia, përfaqësuesit e Sarrit kanë mbajtur një takim shtatë orësh me drejtuesit e Chelseat të enjten pasdite, ku kanë punuar rreth një kontrate dyvjeçare, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të përfshinte edhe pagimin e klauzolës së lirimit të Sarrit në vlerë 8 milionë euro, e cila është gjë e nevojshme, edhe pse Napoli e shkarkoi Sarrin për t’i hapur rrugë emërimit të Carlo Ancelottit.
Sarri ka kërkuar që tre lojtarë të Napolit, të cilët kanë klauzola lirimi në kontratat e tyre me gjigantin italian, të jenë transferimet e tij të parë në Chelsea.
Ata janë shqiptari Elseid Hysaj, Raul Albiol dhe Zielinski.