Scholz: Integrimi i Ballkanit Perëndimor për Gjermaninë ka rëndësi strategjike

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka ripërsëritur mbështetjen e shtetit të tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se një nga detyrat shumë të mëdha që duhet të përmbushë Evropa është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.

Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për mua. Në shumë raste kam tërhequr vëmendjen se kjo është një nga detyrat shumë të mëdha që duhet të përmbush Evropa tani, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Integrimi i shpejtë gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për Qeverinë gjermane ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë t’i presim sa më shpejtë që është e mundur në mesin tonë, tha ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan teve1.info.

Kancelari gjerman tha se Procesi i Berlinit ka treguar potencialin e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës të vendeve të këtij rajoni.

Ai u shpreh i lumtur që takimi i radhës i këtij procesi do të mbahet në Tiranë, ndërsa tha se Shqipëria ka mbështetjen dhe përkrahjen e Gjermanisë për anëtarësim në BE.

Të ngjashme