Sekreti i suksesit të Gjermanisë gjatë pandemisë: Angela Merkel është një shkencëtare

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Pandemia është sfida kryesore për një politikan. Në përpjekën e saj për stabilitetin social dhe ekonomik gjatë këtij shpërthimi, Merkel gëzon disa avantazhe: një sistem i mirë-respektuar, i koordinuar i ekspertizës shkencore dhe mjekësore në të gjithë Gjermaninë, besimin e fituar nga publiku dhe fakti për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të arsyeshme.

Me 30 vjet përvojë në politikë dhe duke u përballur me një sfidë të madhe që lyp mendje të qetë, të arsyetuar, Merkel është në kulmin e përformancës duke modeluar besueshmërinë e përulur të një skencëtari në punë, transmeton Gazeta Shneta. Deri në vitin 1989 ajo ishte duke punuar në laboratore si një shkencëtare por pasi ra Muri i Berlinit iu bashkangjit politikës. Merkel nuk ka folur kurrë publikisht pse e la shkencën, por mbase kjo ndodh sepse ajo kurrë nuk e la atë.

Rastu i parë me koronavirus në Gjermani u konfirmua me 28 janar, por nuk ndikoi asgjë në jetën e përditshme deri në mes të marsit. Në përgjithësi, njerëzit ishin mjaft të shqetësuar për të gjitha anulimin e tubimeve publike dhe festivaleve.

Merkel e kuptonte se çfarë nënkupton bllokimi për bashkëqytetarët e saj dhe ajo mbajti një fjalim të rrallë në televizion që solidarizoi udhëheqjen e saj.

“Ideja jonë për normalitetin, për jetën publike, bashkësinë shoqërore, e gjithë kjo po vihet në sprovë si asnjë herë më parë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e demokracisë dhe marrjen e vendimeve politike transparente dhe ajo këmbënguli që çdo informacion që ajo ndau në lidhje me pandeminë të bazohej në hulumtime të hollësishme.

Ka një numër faktorësh që kanë ndikuar që Gjermania të ketë më së shumti të shëruar në krahasim me numrin e të infektuarve dhe ato mund të përfshijnë: mosha mesatare e pacientëve me coronavirus ka qenë më e ulët sesa në shtetet e tjera, numri i personave të testuar ka qenë më i lartë se në vendet e tjera dhe rastet në pjesën më të madhe ndiqen me kujdes dhe sistemi i kujdesit shëndetësor publik ka qenë mjaft efikas për të rritur numrin e njësive të mundshme të kujdesit intensiv për të përmbushur kërkesën e madhe.

Të ngjashme