Sekuestrohen afër 5 kilogram drogë në Dragash, një i arrestuar.

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës të hënën rreth orës 9 e 35 minuta në një pikë kontrolli në fshatin Plavë të Dragashit, ka ndaluar një veturë të tipit “Audi”, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Gjatë shqiptimit të gjobës, njëri nga oficerët e policisë e ka vërejtur një qese të tejdukshme e cila i është dukur e dyshimtë. Pas kontrollit është vërtetuar se në veturë ishin fshehur 4 kilogramë e 694 gramë drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Me rastin për hetime të mëtejme po merret Njësia kundër Trafikut me Narkotik. Policia ka arrestuar një person, ndërsa tre të tjerë janë në arrati thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Prizren, përcjellë Klan Kosova.

Droga është sekuestruar së bashku me automjetin, katër celularë dhe një sasi e parave kesh.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, dhe lidhur me rastin ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme