Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se mosprezenca e Behgjet Pacollit në seancë është injorim ndaj parlamentit dhe qytetarëve.
“Mosprezenca e Pacollit sot është injorim ndaj parlamentit dhe manifestim në mënyrë protestues ndaj papërgjegjësisë së tij”, tha Selimi, raporton Ekonomia Online.
“Kosova nuk e meriton të udhëhiqet nga një qeveri dhe ministër i tillë që e ka bërë mish-mash diplomacinë”, tha ai.
“Duhet të bëhet shkarkimi i ministrit, sepse ne nuk mundemi duhet të shkojmë në zgjedhje me një ministër të tillë në këtë detyrë”, shtoi Selimi.