Është sulmuar fizikisht një shqiptar nga një serb në Graçanicë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së diel rreth orës 10:30 një shqiptar është sulmuar fizikisht nga një serb në Graçanicë.
Sipas njoftimit, deri te sulmi fizik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Në lidhje me këtë rast nuk ka asnjë të lënduar dhe as të arrestuar dhe se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.