Serbia pengon anëtarësimin e Kosovës në një organizatë evropiane

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave të Serbisë, Sinisha Malli ka thënë se Administrata Tatimore e Serbisë “ka mbrojtur me sukses mospranimin e Kosovës në Organizatën Intra-Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA)”.

“Ky është një lajm i mirë për Serbinë dhe një konfirmim tjetër se ne kemi arritur të konfirmojmë ilegitimitetin e të ashtuquajturave institucione të Kosovës. Domethënë, ne kemi dëshmuar se asgjë me forcë dhe  pa marrëveshje me Beogradin zyrtar nuk mund të arrihet”, tha ai.

Siç raportojnë mediat serbe, delegacioni i Administratës Tatimore të Serbisë në Bruksel përbëhej nga drejtoresha Dragana Markoviq dhe personi kryesor i kontaktit për IOTA Snezhana Iliq.

Asambleja e Përgjithshme e IOTA-së u mbajt në periudhën prej 1 deri më 5 korrik 2019, dhe anëtarësimi u vendos me votim të fshehtë.

Të ngjashme