Serbia pret mbështetje nga Çekia për arritjen e kompromisit rreth Kosovës

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se pret nga Republika Çeke si anëtare e BE-së që t’i mbështes përpjekjet për arritjen e një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Ai e tha këtë gjatë një takimi që pati me Janina Hrebickova, të dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor të ministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, transmeton Klan Kosova.

Në një njoftim për media nga zyra e Gjuriqit thuhet se në takim ai e ka njoftuar zyrtaren çeke për “pozitën e popullit serb në Kosovë dhe gjendjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai përsëriti se heqja e taksës për mallrat nga Serbia është kërkesë minimale për ripërtëritjen e dialogut.

Gjuriq poashtu ka thënë se Beogradi është i interesuar në thelb në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe se është me rëdësni që me mjete politike dhe diplomatike të parandalohen siç tha ai ” të gjithë ata që kërcënojnë destabilizimin e rajonit dhe konfrontime të reja”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme