Serbia shënon ditën e nisjes së sulmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Serbi, një seri manifestimesh do të organizohen në shenjë të 22 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Veprimi i NATO-s pasoi negociatat e pasuksesshme për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars të 1999.

Forcat nga 19 vende perëndimore morën pjesë në fushatë dhe veprimet ajrore, të cilat zgjatën 78 ditë, u kryen pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton N1.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, 1,031 anëtarë të ushtrisë dhe policisë dhe rreth 2,500 civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore, nga të cilat tetëdhjetë e nëntë fëmijë dhe rreth 6,000 civilë dhe 5,173 ushtarë dhe policë janë lënduar. Sipas të dhënave zyrtare, 25 shtetas janë ende të listuar si të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Natën midis 22 dhe 23 prill, NATO bombardoi gjithashtu ndërtesën e mediumit propagandues, Radio Televizionit të Serbisë (RTS), kur u vranë 16 punonjës të saj.

Sulmet ajrore zgjatën 11 javë, regjistruan rreth 2,300 sulme në të cilat 22,000 ton raketa të ndryshme u qëlluan dhe u lëshuan, duke përfshirë më shumë se 30 mijë bomba thërrmuese dhe si rezultat, përveç viktimave të shumta njerëzore, objektet ushtarake dhe infrastruktura u dëmtuan rëndë. Rrugë, hekurudha, ura, fabrika, shkolla, institucione të caktuara shëndetësore, dhjetëra objekte ushtarake dhe radarë, por edhe transmetues civilë radiotelevizivë, përfshirë kullën në Avala, e cila u shkatërrua më 29 prill.

Sulmet ajrore përfunduan me nënshkrimin e të Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor të 1999, pasuar nga tërheqja e forcave të ushtrisë dhe policisë nga Kosova, në territorin e së cilës u krijua një mision civil i Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Përvjetori i fillimit të sulmit do të shënohet sot me një seri manifestimesh kushtuar të vdekurve dhe vendosjen e kurorave dhe luleve në monumente. Manifestimi qendror, “Dita e Përkujtimit të Viktimave të Agresionit të NATO-s” do të jetë në Sallën e Kombank në Beograd gjersa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu do të marrë pjesë.

Sindikata Ushtarake e Serbisë dhe Instituti për Kulturën Serbe do të mbajnë një konferencë shkencore ndërkombëtare “Agresioni i NATO-s në RFJ” në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme