Shahini: Roli i baballarëve në zhvillimin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve është tejet i rëndësishëm

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 12:51 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesoresha Mimoza Shahini, ka mbajtur sesionin informues me studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit me temën “Përfshirja e baballarëve në edukimin hershëm”, raporton Ekonomia Online.

Profesoresha Shahini tha se një ndër qëllimet e këtij moduli është të shpjegoj  rëndësinë dhe impaktin që ka përfshirja e baballarëve në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Duhet babai të jetë më i pranishëm në rritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijës. Jemi duke folur për rolin e tij në aspektin për rritjen e fëmijëve. Çdo nënë çdo baba, duhet që në mënyrë të balancuar të infulencoj në rritjen e fëmijës së vetë”, tha ajo.

Shahini tutje foli për rëndësinë e babait tek fëmijët, e që sipas saj, roli i babait në kujdesin e fëmijëve, ka ndikim të fuqishëm.

 “Fëmija kur ka dy prindër që në mënyrë të balancuar investojnë të fëmija, atëherë fëmija  rritet me atë ide se edhe unë si fëmijë duhet të investoj. Është pa që kur baballarët mbështesin fëmijët që nga fëmijëria, ka një ndikim të fuqishëm”, tha ajo.

Profesoresha Shahini tutje shtoi se nuk mjafton vetëm aspekti biologjik i babait tek fëmijët, porse duhet të këtë kujdes të vazhdueshëm në  mënyrë që fëmijët të ndihën të përmbushur.

“Evidencat sugjerojnë që roli mbështetës i babait qon në një fëmije të përmbushur. Ne tani po jetojmë në një periudhë që forca e babait po bëhet më e dukshme. Jemi në një pikë ku sot të jesh baba i një fëmijë nuk mjafton vetëm aspekti biologjik. Në këtë nevojë e dimë dhe studimet tregojnë se përfshirja e babait siguron një zhvillim shumë më të qëndrueshëm te fëmija”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Shahini thotë se tani baballarët e kanë kuptuar se duhet të jenë më aktiv në kujdesin ndaj fëmijëve.  “Atashimi është baza mbi të cilën dikush krijon vetën. Unë bëhem një person eksplorues vetëm atëherë kur kem atashim të sigurte. Rolo i atashimit është mbijetesë e siguri e aftësia për të moduluar emocionet”, tha ajo.

Ajo tutje shpalosi dhe statistikat sa i përket përfshirjes prindërore tek fëmijët. “64% e nënave dhe 63% e baballarëve kanë treguar që nuk ju jepet hapësirë baballarëve që të marrin në përfshirjen e fëmijëve…”. “Nuk mund të ketë trekëndësh për përfshirjen e baballarëve, jo në përfshirje fizike, por involvim serioz. Një edukatorë para se t’i përfshij ata duhet ta kuptoj se kush është roli i prindërve”, tha ajo.

“Prindërit luajnë rolin stimulues. Nënat kanë një lloj tendencë të fokusohen te kongnucioni. Çdo nënë po ta shikoni dëshirojnë që ata të jenë doktor shkencë, fokusohen të njohja, ndërsa baballarët e kanë tendencën më shumë te socializmi, të gjetja e vetes”, tha ajo.“

Prindërit luajnë rolin stimulues. Çdo nënë po ta shikoni dëshirojnë që ata të jenë doktor shkencë, fokusohen te njohja ndërsa baballarët e kanë tendencën më shumë te socializmi, te gjetja e vetes”, tha ajo.

“Ardhja në jetë e një fëmije nuk është vetëm dashuri e gëzim është edhe lodhje e përkushtim. Ka edhe probleme dhe ne mësohemi që t’i zgjidhim. Prindërit duan që të mbështesin dhe të promovojnë mirëqenien e fëmijëve. Kjo nuk i bënë të lumtur vetëm partnerët por gjithë familjen”, tha ajo.

Ajo tutje tha se ka disa lloje të kujdesjës  së baballarëve ndaj fëmijëve. “Ka disa lloje të ndryshme të përfshirjes së baballarëve, si ndërveprimi, disponueshmëria dhe përgjegjësia”, tha ajo.

Shahini theksoi se  shoqëria jonë ka nevojë për një përfshirje më të madhe të baballarëve në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Ky sesion organizohet në kuadër të projektit për përmirësimin e cilësisë së edukimit të hershëm, i implementuar QSHHZH dhe përkrahur nga @UNICEF Kosovo program dhe Bashkimi Evropian.

Të ngjashme