Ekonomia Online
FUNDIT

Guvernatori Ismaili takon drejtorët ekzekutivë të Konstituencave në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankë Botërore

Guvernatori Ismaili takon drejtorët ekzekutivë të Konstituencave në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankë Botërore

Gjatë Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington DC, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, zhvilloi takime me drejtues të lartë të Konstituencave të këtyre institucioneve. Në takimin me Yigit Yasar nga FMN, u diskutuan projektet në zhvillim dhe mbështetja për fuqizimin e kapaciteteve të […]

Gjatë Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington DC, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, zhvilloi takime me drejtues të lartë të Konstituencave të këtyre institucioneve.

Në takimin me Yigit Yasar nga FMN, u diskutuan projektet në zhvillim dhe mbështetja për fuqizimin e kapaciteteve të BQK-së dhe mbikëqyrjen financiare. Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar Kosovës.

Ndërkohë, me znj. Nathalie Francken, Drejtore Ekzekutive në Bankën Botërore, u vlerësua bashkëpunimi në projekte kyçe si integrimi në SEPA dhe zhvillimi i sistemit të ri të pagesave TIPS Clone. Guvernatori falënderoi për mbështetjen profesionale në avancimin e sistemit financiar të vendit.

BQK rikonfirmon përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Të ngjashme