Shaip Kamberi demanton rrahjen me mjekun

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Nëpër rrjetet sociale u shkruajt për një rrahje mes kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi dhe një mjeku shqiptar.

Përleshja shkruhej të ketë ndodhur në zyrën e kryetarit, e si pasojë e kësaj përleshje fizike thuhej të ketë qenë konkursi i fundit për pranimin e mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Klan Kosova për këtë çështje ka kontaktuar me Kamberin, i cili mohoi të jetë përleshur me ndokënd.

“Nuk ka pasur kurrëfarë përleshje fizike. Mediat opozitare e kanë publikuar një informacion nga thashethemet dhe është shpërndarë nga disa profile të rreme në Facebook”, tha Kamberi nëpërmjet telefonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme