Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar takimet në disa fshatra të Drenasit.
Ai ka bërë me dije se në çdo lagje dhe fshat të kësaj komuna i është dhënë mbështetje PDK-së.
“Në çdo fshat e lagje të tij, Drenasi, na dha mbështetje të madhe, me një besim e vendosmëri për një Kosovë më të mirë. Edhe sonte, mesazhet e entuziazmin për fitore i gjetëm në takimin me banorët e Qikatovës së Vjetër, Gllanasellës e Godancit. Faleminderit secilit për përkrahjen e vazhdueshme, faleminderit për besimin dhe punën për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Shala.