Shala: Panucci na nënçmoi para ndeshjes

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:04 | Nga

Herolind Shala është sqaruar për postimin në rrjetet sociale me porosinë: “Na nënçmuat?”.

Në një postim të ri, Shala ka shkruar se postimi ishte si reagim ndaj trajnerit italian që sipas mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, i nënçmoi para ndeshjes me Shqipërinë të cilën përfaqësuesja e re e mposhti me rezultat 3 me 0.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF”, ka sqaruar Shala.

“Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë”, ka shtuar mesfushori.

“Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë. Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përqarë dy tifozëritë por tregova arsyejen për se.

Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme