Shamolli: Masat e reja për ndarje të granteve, kanë shtyre gratë që të aplikojnë

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 15:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lulzim Shamolli, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, ka thënë se masat e reja të ndarjeve të granteve, të cilat sipas tij janë dy, kanë shtyre gratë fermere që të aplikojnë në një numër më të madh.

Ai këto deklarime i ka bërë gjatë Forumit “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”, ku ka thënë se në periudhën e vitit 2018-2022, numri i granteve të ndara për gra fermere në total ka qenë 786.

“Sa i përket politikave mbështetëse afirmative gjinore, këtë vit ka pas një avantazh për femra që kanë qenë dy masa, masa e parë ka pasur dy pikë, ndërsa masa e shtatë 5-10 pikë, që ka qenë një shtyrje për fermeret për të aplikuar për grante e që quhet ‘masë afirmative”, ka thënë ai. 

Ai, sa i përket sektorëve se ku janë mbështetur gratë në periudha të ndryshme kohore, ka thënë se janë Sektori i Serrave, Pemëve Drufrutore dhe Sektori  i Zhvillimit dhe Promovimit të Turizmit Rural.

Kurse në sektorët me numër më të vogël  kanë qenë, Sektori  i Qumështit dhe Sektori i Mishit.

Të ngjashme