Shaqiri zgjidhet lojtari i ndeshjes, Klopp e pranon gabimin

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 22:26 | Nga

Xherdan Shaqiri impresionoi të gjithë me paraqitjen kundër Southamptonit.

Ylli i Liverpoolit luajti vetëm 45 minuta ndaj Southamptonit, por për aq sa ishte në fushë tregoi performancë të lartë dhe në fund është zgjedhur lojtari i ndeshjes.

26-vjeçari ishte protagonist në dy golat e Liverpoolit në fitoren 3-0 ndaj Southamptonit.

Jurgen Klopp e zëvendësoi atë pas pjesës së parë me James Milner.

“Ne e ndryshuam sistemin e lojës pas pjesës së parë sepse pjesa defanzive nuk ishte duke funksionuar mjaft mirë dhe dëshironte më shumë kontroll nga mesfusha, nuk ka asnjë problem me Shaqirin,” ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Të gjithë e duan Shaqirin, edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta. Sot më shumë ishte gabim i imi se i atij. Ai bëri gjithçka për të luajtur. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, kjo është e sigurt”.

Të ngjashme