ShBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 09:54 | Nga

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsultatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për çdo veprim dhe sulm ndaj popullit amerikan dhe stafit diplomatik në shtetin fqinj.

“Kërcënimet ndaj stafit tonë në Irak nga qeveria e Iranit dhe grupe të tjera nën udhëheqjen e liderit të Forcave të Kudsit Qassem Soleimani, janë rritur gjatë javëve të fundit”.

“Unë kam këshilluar qeverinë e Iranit se SHBA do të mbajë përgjegjës direkt Iranin për çdo dëm ndaj amerikanëve dhe ndaj stafit tonë diplomatik në çdo vend. E kam bërë të qartë se SHBA-të do të përgjigjen në mënyrën e duhur ndaj çdo sulmi”, ka shtuar Pompeo.

Pomepo shtoi se Uashingtoni po punon me aleatët tjerë paqedashës për të adresuar këto kërcënime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme