“Shënjestronin italianët e vetmuar gjatë pandemisë”, SPAK godet skemën e mashtrimit përmes Call Center

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Një skemë mashtrimi përmes Call Center-ave është zbuluar në Shqipëri pas hetimit të SPAK dhe autoriteteve italiane.

Autorët e kësaj skeme kanë qenë shumë të aftë në skemën për të bindur qytetarët, duke shfrytëzuar dhe vetminë e krijuar gjatë pandemisë së COVID-19.

Gazetarja Anila Hoxha e Top Channel raporton se Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani janë arrestaur, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Subjekti i Call Center-it vepronte në dy baza në Tiranë. Tetë të dyshuarit, të gjithë shqiptarë, shfrytëzuan kohën e pandemisë dhe izolimin për shkak të koronavirust, duke u thënë qytetarëve se kishte pasiguri ekonomike dhe është më mirë për ta nëse investonin në këtë skemë.

Mashtrimi dyshohet se prek vlerën e 3 milion eurove dhe të dëmtuarit janë rreth 1200 shteas që jetonte në Itali.

Gjatë një konference për shtyp nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, prokurori shqiptar dhe ai italian treguan si funksiononte skema e mashtrimit të qytetarëve italiane përmes Call Center-it që ndodhej në Shqipëri.

“Propozimi që u bëhet klientëve fillimisht ishte të blinin aksione në Amazon. Ishte krijuar një Call Center i vërtetë. Viktimat në pjesën më të madhe të rasteve, i kanë lënë mashtruesit të hyjnë dhe në kompjuterët e tyre personalë. Kur merrnin refuzim nga viktimat, i kërcënonin me të dhënat person”.

Grupi kriminal po zgjerohej kohët e fundit, thotë prokurori, ndërkohë që janë sekuestruar dhe kompjuterët e pajisjet e tjera, ashti sikurse dhe serveri i ndodhur në shtetin italian, duke ndërprerë kështu të gjithë procesin e punës së jashtëligjshme.

“Janë 220 viktima në Itali. Një numër mjaft i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera dje, mendoj se viktimat arrijnë deri në 1200. Nuk kemi arritur të rikuperjmë para për momentin, pasi nëpërmjet mekanizmit të Bitcoin është shumë e vështirë të rikuperojmë para”, tha prokurori italian Raffaele Tito

Të ngjashme