Shënohet Dita Botërore e Shëndetit në përkrahje të grave në sektorin e shëndetësisë në luftën ndaj pandemisë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Dita Botërore e Shëndetit është ditë që shënohet globalisht çdo vit në 7 Prill. Në shënim të kësaj dite, këtë vit UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë lansojnë fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.” 

Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për qëllim lartësimin e rolit jetësor të cilin e luajnë punëtoret shëndetësore në luftën ndaj pandemisë

Në të gjithë botën, rreth 70 përqind e punonjësve të sektorit shëndetësor dhe shërbimeve sociale janë gra. Megjithatë ato paguhen 11 përqind më pak se burrat në profesione të njejta. Në Kosovë grate përbëjnë 65% të punëtorëve në sektorin shëndetësor. Shumë nga to janë në profesione që i vendosin në vijën e parë të përgjigjes ndaj COVID-19.

Në këtë kohë të pandemisë, mjekët, infermierët, mamitë dhe punëtorët e tjerë të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën po rrezikojnë mirëqenien e tyre për t’u kujdesur për të gjithë ne. Sot, në Ditë Botërore të Shëndetit ju falenderohemi atyre.

Bashkëngjitur mund të gjeni ikonografiket të Ditës Botërore të Shëndetit, si dhe dokumentin me përshkrime.

Të ngjashme