Shënohet Dita e Ashkalinjve, Maqedonci pret ushtarët e FSK-së që i takojnë këtij komuniteti

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Sot Ministria e Mbrojtjes ka organizuar ceremoni për ta shënuar Ditën e Ashkalinjve.

Këtë e bëri të ditur ministri Ejup Maqedonci, i cili tha se me pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit ashkali kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen ata.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë pjesëtarëve të komunitetit ashkali kudo që jetojnë dhe veprojnë, e në veçanti pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ky komunitet të ju uroj Ditën e Ashkalive dhe 21 vjetorin e Ditës së Flamurit tuaj kombëtar”, u shpreh Maqedonci.

Ai më tej tha se komuniteti ashkali ka dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë së saj.

“FSK-ja aktualisht përbëhet nga 27 pjesëtar të komunitetit Ashkali, komunitet ky i cili tradicionalisht ka shërbyer në Ushtrinë e Kosovës dhe ka përcjell shembullin më të mirë të integrimit. Këtë vit radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës iu bashkuan edhe 4 pjesëtar të rinj nga komuniteti juaj , dhe vlen të theksohet që nga të gjitha komunitetet ashkalinjtë kishin numrin më të madh të aplikuesve, kjo tregon edhe për atdhedashurinë që ka ky komunitet ndaj Kosovës dhe dëshirën për të shërbyer në uniformën e ushtrisë së Kosovës”, theksoi Maqedonci.

Të ngjashme