Nisma për Kosovën ka mbajtur konferencën e radhës mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, raporton EkonomiaOnline.
Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se shpresojnë që procesi i numërimit të votave të jetë demokratik dhe ashtu siç e parasheh ligji. Sherifi kërkon që vota e qytetarit të lexohet ashtu siç e ka përcaktuar vet ai.
“Procesi i votimeve ka qenë mjaft dinjitoz dhe ajo që presim në orët në vazhdim presim që ashtu siç ka shkuar procesi i votimit të shkoj edhe procesi i numërimit. Presim që vota e sovranit të lexohet ashtu edhe siç e ka dhënë”, tha Sherifi.
Sa i përket përfshirjes së Serbisë dhe Rusisë në punët e brendshme të Kosovës dhe sidomos gjatë procesit zgjedhor ai ka thënë se kësaj po i vije fundi dhe se qeveria e ardhshme sipas tij, nuk do ta lejoj një gjë të tillë.
“Në ditët kur Serbia Rusia janë përzier në punët e Kosovës do të përfundojnë dhe janë orët e fundit. Qeveria e ardhshme nuk do të lejoj që forcat e tilla të ndërhyjnë më punët e Kosovës. Sovrani sot e ka fjalën”, tha Sherifi.