Shërohen edhe dy mjekë në Tiranë të prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se atje janë shëruar edhe dy mjekë të prekur me Covid-19.

Këti ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Deri më tani janë shëruar 32 personel shëndetësor në Shqipëri.

“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, ka shkruar Manastirliu. /Ora News.tv/

Të ngjashme