Ekonomia Online
FUNDIT

Shifrat flasin vetë për menaxhimin “e pashembullt”

Shifrat flasin vetë për menaxhimin “e pashembullt”

Sipas Ligjit të Buxhetit, secila ministri ka te ndare miliona euro per projekte kapitale. Ministria e Financave, permes raportit 6 mujor Janar-Qershor 2022, ka treguar shumen total te projekteve kapitale dhe progresin e arritur ose shpenzimet per projektet perkatese. Komentet jane te panevojshme. Numrat flasin vet. Ka ministra qe per 6 muaj, kane shpenzuar 0 […]

Sipas Ligjit të Buxhetit, secila ministri ka te ndare miliona euro per projekte kapitale. Ministria e Financave, permes raportit 6 mujor Janar-Qershor 2022, ka treguar shumen total te projekteve kapitale dhe progresin e arritur ose shpenzimet per projektet perkatese.

Komentet jane te panevojshme. Numrat flasin vet. Ka ministra qe per 6 muaj, kane shpenzuar 0 % buxhet per projekte kapitale qe vet i kane planifiku e ne nderkohe inflacioni ne Kosove ka shkuar 20%.

Kete planifikim e ka bere vete kjo Qeveri. Nuk e ka projektuar as PAN’i as PLAN’i e as Sindikatat. Madje kur eshte votu ne Kuvend, na kan pas çmende vetelavdata.

Sipas te njejtit raport, secila Komune ka performance me te mire ne realizimin e projekteve kapitale. Kush nuk e beson, lexojeni raportin vet.

Mos me bo kurgjo, eshte puna me e lehte dhe me e pakritikueshme. Me bo tabela e lista per me shpernda ndihma sociale ka 100 euro eshte shume lehte, jane te gatshme ato, nuk lodhesh hiq.

Ta shohim cka po bohet ka fundi i vitit tash. Yryshi me harxhu buxhetin per 2 muaj, ka pasoja per ata qe e kuptojne.

Kaq për menaxhimin “e pashembullt”!?

  1. Ministria e Financave: 103 milion planifikim, shpenzime/progresi 1 %.
  2. Ministria e Infrastruktures: 209 milion planifikim, shpenzime/progresi 15 % .
  3. Ministria e Ekonomise: 16 milion planifikim, shpenzime/progresi 0%.
  4. Ministria e Mbrojtjes: 54 milion planifikim, shpenzime/progresi 5 %.
  5. Ministria e Brendshme: 44 milion planifikim, shpenzime/progresi 12 %.
  6. Ministria e Arsimit: 27.5 milion planifikim, shpenzime/progresi 10 %.
  7. Ministria e Bujqesise: 6 milion planifikim, shpenzime/progresi 9 %.
  8. Ministria e Industrise: 4.5 milion planifikim, shpenzime/progresi 0%.
  9. Ministria e pushtetit lokal: 5.5 planifikim, shpenzime/progresi 0 %.
  10. Ministria e Shendetesise: 10 milion planifikim, shpenzime/progresi 5 %.
  11. Ministria e Kultures: 20.7 milion planifikim, shpenzime/progresi 7 %.
  12. Ministria e jashtme: 11 milion planifikim, shpenzime/progresi 2 %.
  13. Ministria e Drejtesise: 1.3 milion planifikim, shpenzime/progresi 3 %.
  14. Ministri per Komunitete: 3 milion planifikim, shpenzime/progresi 35 %.
  15. Ministria e Zhvillimit Rajonal: 1.7 planifikim, shoenzime/progresi 0 %.

Të ngjashme