Shiu i gushtit përmbyt Durrësin, rrugët kthehen në lumenj

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq. Reshje të pazakonta shiu për këtë muaj janë regjistruar thuajse në të gjithë territorin.

Në qytetin e Durrësit gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të shtuar. Gazetari Leonidha Musaj raporton se shiu ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit. Siç shihet nga pamjet rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq, sinoptikanët kanë parashikuar që edhe ditën e sotme do të ketë prezencë të vranësiarve dhe reshjeve thuajse në të gjithë territorin e vendit. 

Të ngjashme