Shkakton aksident të rëndë në Mitrovicë, godet 5 këmbësorë dhe një veturë të parkuar

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësoren femër kosovare dhe del jashtë rruge ku godet veturën e cila ishte e parkuar, pastaj e shtyn dhe godet edhe katër këmbësorë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë.

Të gjithë të lënduarit ndihmën e pare e marrin ne Spitalin e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen në QKUK për tretman te mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët lirohen për në shtëpi.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet dhe në një lokal në afërsi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme