Ekonomia Online
FUNDIT

Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem

Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem

Një grup kriminal që vidhte vilat në bregdetin shqiptar është shkatërruar, janë arrestuar dy persona, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Tre anëtarët e kësaj bande janë emra të njohur për Policinë e Shtetit, pasi janë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve brenda dhe jashtë vendit. Më konkretisht në pranga […]

Një grup kriminal që vidhte vilat në bregdetin shqiptar është shkatërruar, janë arrestuar dy persona, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Tre anëtarët e kësaj bande janë emra të njohur për Policinë e Shtetit, pasi janë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve brenda dhe jashtë vendit. Më konkretisht në pranga kanë rënë S. K., 31 vjeç, S. G., 22 vjeç banues në Durrës, e ndërsa është shpallur në kërkim A. P., 33 vjeç.

Referuar njoftimit zyrtar, ky grup përpara se të kryenin vjedhjet, shkatërronin kamerat e sigurisë në mënyrë që të mos identifikoheshin. Vjedhja e tyre e fundit ishte regjistruar dy ditë më parë në Kavajë, nga ku u bë e mundur edhe zbardhja e vjedhjes së tre vilave të tjera në Himarë në 2022.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: 3,180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve. Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të vilave dhe banesave të kryera nga ky grup dy vitet e fund.

Të ngjashme