Ekonomia Online
FUNDIT

Shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale, humb 18 vjeçari nga Dibra

Shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale, humb 18 vjeçari nga Dibra

Një 18-vjeçar, nga fshati Dypajak i Dibrës, është shpallur i humbur nga familjarët që prej ditës së djeshme. I riu, i identifikuar si Ardian Pali, ishte drejtuar për në Malin e Korabit, për të mbledhur lule medicinale, të cilat dhe i shiste. Por, ndryshe si zakonisht, herën e fundit që shkoi në mal, ai nuk […]

Një 18-vjeçar, nga fshati Dypajak i Dibrës, është shpallur i humbur nga familjarët që prej ditës së djeshme.

I riu, i identifikuar si Ardian Pali, ishte drejtuar për në Malin e Korabit, për të mbledhur lule medicinale, të cilat dhe i shiste.

Por, ndryshe si zakonisht, herën e fundit që shkoi në mal, ai nuk u rikthye më në shtëpi. Për herë të fundit, Ardiani, është parë në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pranë Rekës së Sipërme.

Familjarët bëjnë me dije për Top Channel, se janë angazhuar vullnetarisht dhe po bëjnë kërkime në të dyja anët e Korabit. Ata dyshojnë paraprakisht, se familjari i tyre, mund të jetë sulmuar nga egërsirat dhe të ketë ndërruar jetë.

Të ngjashme