Drejtoria e Urbanizmit dhe e Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit nuk ka lëshuar leje të re për projektin e ndërtimit të godinës së re të Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni”, shkruan sot Koha Ditore.
Njëkohësisht ka theksuar ekzistimin e disa problemeve lidhur me planet për ndërtimin e kësaj shkolle.
Guri themeltar për këtë projekt nga zyrtarët e lartë qeveritarë të nivelit qendror e komunalë ishte vendosur në muajin dhjetor, ndërkohë që zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit, ditë më parë, kanë paralajmëruar se së shpejti pritet fillimi i punimeve në këtë projekt dhe atë të ndërtimit të Çerdhes Publike në lagjen “Bajram Curri”.