Shkon në 17 numri i të vdekurve pas zjarrit në Londër

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 14:28 | Nga

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarrit masiv që kaploi një ndërtesë në Londër, përderisa kanë paralajmëruar që numri i të vdekurve mund të rritet.

Ekipet e shpëtimit dhe të zjarrfikësve kanë thënë që nuk presin të gjejnë persona të gjallë nën rrënojat e Grenfell Tower.

Qentë do të dërgohen për të kërkuar prova dhe për të identifikuar personat që mund të jenë ende brenda.

Ndërsa Mbretëresha ka thënë që është duke u lutur për këto familje.

Më shumë se 30 persona gjenden në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme