Shkon në gjashtë numri i viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71 vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71 vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme